Pas përqafimeve dhe puthjeve me përfundimin e provës së javës, mes Musës dhe Donës nisën komentet në lidhje me lojën që ata bënë 24 orët e fundit.

Musa i thotë partneres së tij se duhet të ishte sjellë ndryshe me Olsin dhe me Ambrën, pa i thënë që kishte gabuar në pika specifike. “Po si të sillesha ndryshe? Unë ashtu e ndjeva dhe ashtu veprova”, thotë Dona.

Dona thotë më pas, se veprimet që Musës nuk i kanë pëlqyer, ajo i ka bërë për inat të Fiorentinës.

“Unë i bëja për inat të Fiorentinës, jo për ty. Ti ishe këtu dhe e pe si fola me Olsin. Ai të respekton shumë ty”, i thotë Dona Musës.

Ndërkohë, Musa thotë se fjalët e Olsit për Donën dhe për Ambrën ishin ofenduese. Dona shprehet më tej se Fiorentina do kapet me të pas lojës.