Musa mendon se me hyrjen e Ambras në shtëpi, Dona ka ndryshuar krejtësisht, e ka lënë atë pas dore, por një mendim e ka edhe për çiftin e ri.

Ai dyshon se Ambra me Elsamedin janë vërtetë çift.

“Edhe jashtë kështu do të jesh. Më the, kam frikë se kur të dalim, shoqëria, gjërat…kështu më the, apo jo? S’është problemi im pse ata nuk janë çift. (Ambra dhe Elsamedi)”, i thotë ai Donës.

Dona i thotë se ata janë çift.

“S’e vras mendjen se ça janë. S’e vras fare mendjen unë”, i thotë ai.
Dona ja kthen duke i thënë se në shtëpi është krijuar një situatë e re dhe se të gjithë këtë e ka me veten dhe se po mërzitet kot.

“S’kam nerva fare, s’e vras mendjen për situatën. Mua më bën përshtypje njeriu që kam afër. Unë po flas për mua dhe ty”, i thotë ai duke shtuar se në marrëdhënien mes tyre, nga ana e tij nuk ka asnjë lojë.

“Po mos të kisha thënë asgjë unë, do të thotë që po luaja. Ta thashë dje me shaka që jam edhe unë, meqë më ktheve shpinën në krevat”, i thotë ai.

“Bëj ça të të dojë qejfi”, i thotë Dona.

“S’e vras mendjen. Ec në rrugën tënde. Unë kam nevojë për ty. Për mua ti je e para”, ja kthen Musa.