Musa e Dona nuk e kanë nisur mirë ditën, duke pasur fërkime të shpeshta me njëri-tjetrin, për shkak se ai nuk mendon se Elsamedi është i bukur, ndërsa ajo mendon të kundërtën.

Musës duket se ky qëndrim i Donës i ka shkaktuar edhe një ndjenjë xhelozie, të cilën nuk ka mundur dot ta evitojë pa e shprehur. Pas disa momentesh qetësie, Musa i është rikthyer sërish debatit të lënë përgjysmë.

“Kush të tha ty që është i bukur në pamje. Ishte mendimi im. Po të beja një shembull. Çfarë do të thuash? Do të mbrosh njeri tjetër ti?”, i thotë Musa, Donës. Ndërsa kjo e fundit shprehet se “Unë s’të kam thënë ndonjëherë filani është i bukur”.

“Shumë herë e ke theksuar që njerëzit pëlqejnë burrërinë. S’jam burrë. Mund te gjesh një burrë të fortë”, i thotë me një ton prej të acaruari Musa, Donës.

Por përgjigjja që ajo i jep, e acaron akoma edhe më tej Musën. “Okej”, i thotë ajo.

“Nuk kuptohemi fare. Atë që ndjej për ty është shumë po nuk… Nuk je si mua. Mendova se ishe si mua, por nuk je si mua je pak menefregiste”, shton Musa.