Musa i thotë Donës se ajo e ka mësuar atë që të dashurojë dhe se ajo që ai ndjen për të, është emocioni i madh i parë që ka provuar në jetë.

“Unë dua të jem mirë në jetë dhe ta kaloj mirë atë”, thotë Musa.

“Edhe unë”, përgjigjet Dona.

“Do ta bëjmë bashkë. E beson këtë apo jo?”, pyet Musa që mbrapsht merr pohimin e Donës.

Musa i kërkon që të mos e zhgënjejë.

“Mos më zhgënje asnjëherë! Çdoherë që do të largohemi, do ta kujtoj gjithmonë këtë gjë, sepse e di që do të largohemi me kilometra nga njëri-tjetri, por nuk e ke idenë sa bukur do të jetë kur të afrohemi. Mos më harro asnjë ditë, as edhe një sekondë”, i thotë ai.