Musa flet me Donën dhe i thotë partneres së tij të mos përfshihen në debate për gjëra të vogla, por të kalojnë sa më shumë kohë në vijim me njëri-tjetrin.

“Nuk dua të debatojmë për gjëra koti, ti evitojmë fare. Të flasin tre katër gjëra dhe jo debate të gjata pa lidhje se nuk kanë lezet”, thotë Musa ndërsa Dona e aprovon këtë.

Më tej, ai i thotë partneres së tij se do të mundohet të kalojë sa më shumë kohë me të gjatë ditëve të mbetura.

“Dua të kalojë më shumë kohë me ty këtu brenda. E di që është e vështirë për ty që të shikojnë jashtë për gjërat që bëj unë, por kështu jam. Nuk e mbaj dot veten për këto gjëra se kështu e shpreh. Raporti nuk është i lehtë”, i thotë ai Donës.