Musa dhe Danjeli janë dy nga djemtë që kanë pasur më shumë përplasje gjatë kohëve të fundit, por prova e javës i bëri bashkë në një grup dy djemtë.

Ata nisin të flasin me njëri-tjetrin më shumë se kurrë më parë, duke qenë se i ndalohet të komunikojnë me pjesëtarët e 4 grupeve të tjera. Ata diskutojnë mbi shtëpinë e “singel”-ave dhe banorët e tjerë të larguar, ndërsa më pas flasin edhe për partneret e tyre dhe marrëdhënien në çift.

“Dona nuk më njeh aq sa duhet. Unë jam tip i hapur”, thotë Musa. Ndërsa Danjeli flet për Fotininë, duke thënë se ajo është tip i fortë. “Në një çift njëri është patjetër dominues. Ajo është tip i fortë, jashtë i përballon vetë gjërat”, thotë Danjeli.