Elsamedi ka hyrë me shumë vrull në shtëpinë e Big Brother, të paktën kështu mendojnë dy prej banorëve të vjetër, Musa dhe Dona, të cilët së bashku me Ambrën kanë vendosur që ta këshillojnë.

Nisur nga debatet që Elsamedi ka patur me Danjelin, Fotininë dhe Fiorentinën, partnerja e tij së bashku me Musën e Donën kanë vendosur t’i bëjnë kritika për atë çfarë ka ndodhur deri në këto momente në shtëpinë e Big Brother.
Musa i thotë se nuk i pëlqen që të tjerët t’i kërkojnë llogari për atë që ai kë thënë, ndërsa Dona i thotë të bëjë kujdes pasi një fjalë që Elsamedi ka përdorur gjatë debatit me Danjelin e Fotininë, fjalë e cila mund të merret si ofenduese.

Por Elsamedi nuk bindet nga fjalët e tyre dhe kalon në mbrojtje duke sqaruar situatat në të cilën është ndodhur. Për fjalën “karakter”, ai thotë se nuk e ka pasur me tendencë, por sepse i “ngelte fjala nëpër gjuhë”, ndërsa për fjalën “vegël”, Elsamedi sqaron se ka qenë Fotinia, e cila e ka përdorur e para.

“Kur kam hyrë kam thënë se do merrem më shumë me cunat, por femra po më sulmon më shumë sesa partneri i saj”, justifikohet Elsamedi.