Musa dhe Danjeli kanë gjetur tek njëri-tjetri rivalin, por ai që e ka marrë tepër seriozisht këtë situate është Musa, i cili nuk ngurrohet ta shprehë.

Teksa është duke biseduar me Damianon dhe Kein, Musa shprehet se “Do ta bëj të çmendet fare”, duke bërë të qartë edhe strategjinë e tij se këtë do ta arrijë duke e injoruar.

Por edhe Damiano dhe Kei duket se e mbështesin këtë strategji, “Kam frikë se Danjeli bie pre e kësaj”, thotë Damiano, ndërsa Kei thekson se “Ka dy gjera, o do iki nga truri, o do e marrë me të qeshur”.