Musa dhe Lupçe diskutojnë mbi vendimin e Danjelit për t’u martuar. Musa e quan atë hipokrizi, ndërsa Lupçe thotë se ishte i nxituar dhe i guximshëm njëkohësisht.

“Këtej mua më thotë që merr vendime të shpejta dhe të nxituara dhe këtej vetë u martua për një muaj”, thotë Musa.

Më pas ai komenton edhe akuzat e tashmë bashkëshortëve, Danjel dhe Fotini që akuzojnë atë dhe Donën se shtiren në lidhjen e tyre.

“Me ndjenjat jam i vetmi këtu që nuk mund të aktroj. Unë s’kam patur kurrë një lidhje të gjatë në jetën time. E kam thënë që nuk shtirem dot këtu, se me dy muaj këtu është shumë e vështirë”, shton Musa.

Lupçe mbështet mendimin e Musës dhe i thotë se ai vetë që ka një lidhje disavjeçare me Katerinën, nuk do të guxonte ta ndërmerrte hapin që bëri Danjeli.

“Unë e kam këtë lidhje që nga jashtë. Unë kam 9 vjet me Katin dhe nuk e kam marrë këtë hap jashtë, jo më të marr këtë hap që mori ai”, thotë Lupçe.