Pavarësisht marrëdhënieve të mira të javëve të para në shtëpi, Elsamedi dhe Musa janë përfshirë në një debat mesditën e sotme.

“Mënyra se si i përdor gjërat me mua, e di shumë mirë. Unë e di fundin e oqeanit tënd”, i thotë Elsamedi Musës.

“Me mua nuk ke litar të kapësh. Ke dal keq në këtë lojë”, i thotë Musa. “Ti je i këputur”, i thotë Elsamedi.

Më tej, Musa i thotë Elsamedit se nuk është për t’u besuar dhe se nuk ka fytyrë. “Unë e kam një fytyrë, po ti ku e ke? Unë thash që nuk besoj njeri dhe ti je ai që unë nuk besoj këtu”, i thotë Musa.