E mbylli me Damianon dhe menjëherë Danjeli u kap me Musën. Ata nisën një debat, por pa patur një gjë konkrete për të diskutuar.

“Buzëqeshja jote tregon përgjigjen tënde”, i thotë Danjeli Musës. “Buzëqeshja ime tregon sa jam i sigurt për veten tim”, reagon Musa.

Danjeli i thotë Musës se ai i përbuzë njerëzit, ndërsa ai i kthehet duke i thënë se është si një mi në kuti. “Nuk ke litar ku të kapesh, se nuk ke ku të vësh duart. Aq bezdi të bëj unë sa fole çift për çift ç’a njeriu jam unë. Aq përshtypje edhe bezdi të bëj unë këtu”, i thotë Musa.

“E ke shumë gabim flet për gjëra që do t’i dëgjosh. Më bëhet qejfi që të kam konkurrent dhe më vjen keq që më sheh si një mi në kuti”, i thotë Danjeli.