Olsi dhe Lupçe folën gjatën për lojën në Big Brother, ku shpesh fjalët e tyre ishin për Danjelin, i cili qëndron i veçuar nga ata, që pas debatit me tone të ngritura me Olsin.

Ndërkohë, Musa shprehet se aktualisht është duke e testuar Danjelin. “Unë atë po e testoj tani. Unë po e mbështes tani atë, nuk po i bëj asgjë provokim”, thotë Musa.

Ndërsa Olsi shprehet se Danjeli tani ka djegur veten. “Për ty tashmë nuk interesohet më njeri”, thotë Olsi duke iu referuar Danjelit.