Dy prej konkurrentëve të vjetër në shtëpinë Big Brother, Danjeli dhe Musa kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin prej javës së parë pasi kanë kaluar në shtëpinë e çifteve.

Pasi ka përfunduar java e liderit Musa, Danjeli dhe ai janë kapur serish për çështjen e ushqimit.

Danjeli i thotë se ai është aktor dhe është i vetmi njeri që aktron edhe me atë që ka në krah.

Ndërsa Musa kalon në ekstreme dhe i thotë se nuk flet me Danjelin se ai është një “mi në kuti”.

Pas kësaj Danjeli e fikson gjatë dhe i thotë se është zero. Musa fillon të tallet me të, por përkrahë Danjelit vjen edhe fotini dhe i thotë ta lërë që të tjerët ta njohin vetë.