Musa dhe Kei biseduan gjatë me njëri-tjetrin. Musa thotë se Damiano e provokon, ndërsa Kei i thotë që ai ashtu ka tipin dhe se të gjithë luajnë në shtëpi.

“Të gjithë lozim me njëri-tjetrin këtu është bërë kush të jetë më i zgjuari”, thotë Kei, ndërsa më pas i tregon Musës se e kishte parashikuar që ajo dhe Vivi do të dilnin në nominim.

“Damiano mendonte se unë nuk e dija se kush do të dilte në nominim, por unë e dija më mirë se ai edhe që do të isha unë”, thotë Kei.

Teksa flasin për debatet në shtëpi, Kei thotë se është bukur të lodhesh pak. “Por pa ofendime”, i thotë Musa. “Unë këtu në shtëpi jam ofenduar nga të gjithë, por nuk kam ofenduar asnjë”, thotë Kei.