Kur Big Brother vendosi t’u shfaqë në ekran xhelozitë brenda shtëpisë së Big Brother, Musa rrëfeu se e kishte këtë ndjenjë ndaj Donës.

Ai ka edhe një emër, por u shfaq i sigurtë kur tha se bëhet fjalë vetëm për pëlqim fizik.

“Është një mendim i imi që Benardi e pëlqen Donë. Është pëlqim fizik, por ky është mendimi im”, tha ai.

Benardi i mohoi këtë.

“Nuk jam dakort me këtë. Musa e tha si mendim, por nuk duhej ta thoshte fare për mua”, reagoi ai.

Dona thotë se më shumë se xhelozi, ka patur një keqkuptim mes saj dhe Musës për Fiorentinën.

“Ishte për Fiorin, por më shumë ishte keqkuptim dhe nuk kishte lidhje me xhelozinë”, thotë ajo.