Marjusi, Musa dhe Elsamedi i bëjnë një analizë lojës, por veçanërisht Lupçes.

“Loja është shumë e bukur. Ne kishim ngelur katër çifte, por vetëm 3 kanë bërë rrugën së bashku”, thotë Musa, i cili më pas nis të flasë për Lupçen.

“Lupçe me Katerinën ishin çifti që në fillim ishin mbështetur te Olsi, por u ndanë shpejt nga ai dhe u afruam me Danjelin dhe Fotininë. Por ndërkohë, ai mori shumë nga Olsi dhe nga Fiorentina. Shkoi te Fotinia dhe Danjeli dhe atje mori shumë. Këto gjëra që po i them këtu, ja kam thënë edhe Lupçes. Ai është një njeri që di t’i shesë shumë mirë gjërat. Ai është një njeri që nuk ka bagazh, por blen. Ai u afrua edhe me Damianon dhe Armelën dhe nga ata ka marrë. Por unë nuk ja kam hapur asnjëherë derën, pasi me mua nuk ka argument ai”, flet Musa për Lupçen.