Duke qenë se Ambra dhe Dona njihen që nga jashtë, Elisona thotë se do t’i vinte çudi dhe do të dukej keq jashtë nëse partnerët e tyre, Musa dhe Elsamedi do të përfshiheshin në debate me njëri-tjetrin.

Dona thotë se ata janë përpjekur të bëjnë debate dhe shton se edhe nëse do të ketë debate mes tyre, ajo nuk do të mërzitet me Ambran, sepse nuk e merr personale lojën.

“Ja kam thënë Ambras që këtu nuk është mirë të kesh shoqe sepse do ta dominosh dhe do të të nominojë dhe çfarë do të bësh pastaj, do të të marrë inat dhe do e marrë personale, kur këtu është lojë dhe unë si lojë e marr. S’jam këtu për të treguar shoqërinë”, thotë ajo.

Më pas, tre vajzat futen brenda, ku banorët e tjerë bëjnë buxhetin. Dona ulet pranë Musës dhe pranë Donës ulet Ambra.

“Kur të dalim do të jemi shokë, këtu nuk jemi shokë Ambra”, i thotë Musa, që në dukje nuk i pëlqen fakti që Ambra e ka nisur ditën me Donën.