Edjola Zyfi, motra e Ervinit, konkurrentit të “Big Brother 9”, e ftuar sot në “Fans’ Club” ka thënë se e pëlqen marrëdhënien e tij me Sidritën, edhe pse shpesh si familje kanë pikëpyetjet e tyre.

“Në qoftë se ata kanë pasur një tërheqje, ata e dinë vetë. Mua më pëlqen marrëdhënia e tyre dhe Sidrita si vajzë. Ervini ka karakter shumë të fortë dhe njëherazi është i ndjeshëm. Nuk ia kam merakun, jam e sigurtë që do di si të reagojë në çdo situatë. Nuk kemi siguri asnjëri nga ne sa i takon lidhjes së tyre, sepse janë njohur brenda pak kohe, por do të shohim në vazhdim”,- ka thënë ajo.

E pyetur se me kë do të luante më mirë Ervini, nëse do të mund të bëhej çift qoftë brenda të njëjtës gjini, ajo tha:

“Ervini do përshtatej shumë me Olsin dhe mendoj se së bashku, nëse do të luanin si dy miq, do të ishin shumë më të fortë!”