Duke diskutuar me Danjelin, Fotinia rikthehet pas në kohë, në ditët e para të Big Brotherit kur kanë shkëmbyer mesazhet e para mes tyre.

Në shtëpinë e beqarëve, të dy ata ishin pjesë e komunikimit me shkrime dhe letra dhe Fotinia thotë se në pamje të parë, Danjeli të krijonte përshtypjen e një njeriu tjetër.

“Ti në pamje të parë të jep përshtypjen nga mënyra sesi flet, që me këtë do të kem pyll, jo ferrë”, i thotë ajo.

Por me kalimin e ditëve, njohjes dhe martesës, Fotinia thotë se kjo përshtypje ka ndryshuar disi.

“Ka momente që kjo përshtypje më zhduket, kur shoh përshembull që ti s’je i turpshëm. Kur flet për një situatë, ajo përshtypja zhduket se ke një mendim krejt ndryshe”, thotë ajo.

“Kur kemi bërë atë lojën me shkrime tek laboratori, unë thashë ky jo vetëm lojtar, jo këtu në Big Brother, po në përgjithësi, thashë ky është shumë lojtar”, vazhdon Fotinia.