“Mashkulli ideal” ka bashkuar vajzat të gjitha së bashku, si rrallë herë, për të diskutuar për të.

Xheni u pyet e para nga vajzat se kush është për të mashkulli ideal. Vajza në fillim thotë se nuk ka një tip mashkulli të preferuar, por më pas liston disa nga karakteristika për mashkullin që ajo e cilëson si ideal.

“Dua të jetë i gjatë, dua të jetë i mbajtur me fizikun, dua të ketë tatuazhe, dua që të ketë besim. Dua të dal me shoqet dhe kur nuk më ndalojnë prindërit nuk dua të më ndaloi dhe ai. Unë dua lirinë time dhe ai të vetën. Nuk kërkoj shumë te një djalë”, thotë Xheni, ndërsa vajzat e tjera ja plasin të qeshurës në fund. “Ti nuk kërkon asgjë nga një mashkull”, i thotë ato dhe qeshin.

Më pas diskutimi vazhdon mes vajzave të tjera.