Pas Xhenit, e cila kishte një listë të gjatë për mashkullin idealë, e mori fjalën Armela.

“Të jetë i gjatë muskulor, me ndonjë tatuazh, tipi i David Beckham. Megjithatë, pavarësisht pamjes së tij fizike, nëse nuk më ngjit kur flas me të nuk është për mua. Më pëlqejnë meshkujt me botë, të kem se çfarë të marrë nga ai. Të jetë njeri me vetëbesim. Dua të jetë serioz. Nuk më pëlqen të dalim me shoqërinë dhe të filloi të më ngacmojë. Më pëlqen të më përkëdheli. Këto gjëra, të mos flas më pastaj për detaje të vogla, se ato dihen”,

Armela thotë më pas se më i rëndësishëm është karakteri, pasi mund t’i pëlqejë edhe dikush që fizikisht nuk është aq mirë, por ka cilësitë e tjera.

Mashkulli ideal për Sidritën: “Të ketë arsimin, një punë të mirë, karakter të fortë, vetëbesues, tip sportiv, gazmor dhe i kujdesshëm”.

Mashkulli ideal për Donën: “Nga pamja, me tatuazhe, pak a shumë ato që tha Armela. Të jetë sportiv në jetën e përditshme. Nuk më pëlqejnë meshkujt e bukur, i dua të jetë burrëror. Karakteri mbi të gjitha. Të mos jetë shumë ngjitës, të mos më qëndroj shumë afër gjatë gjithë kohës. Të jetë pak xheloz”.