Teksa është më Olsin dhe me Donaldin në oborr, Lupçe i thotë dy djemve që nuk është tip që i harron lehtë gjërat që i kanë ndodhur në jetë.

Ai i tregon më pas dy djemve se si shoku i tij i ngushtë i kishte ngacmuar Katerinën dhe këtë gjë ai nuk ja falte kurrë.

“Ai kishte fiksim Katerinën dhe i shkruante asaj se unë gjoja nuk e doja. Katerina më thoshte mua që i kishte shkruar. I kërkova “Facebook”-un Katerinën t’i ktheja ca përgjigje atij. I shkruaja sikur ishte Katerina dhe i thash të takohemi te shtëpia e nënës së Katerinës. Ky ishte me një shokun tjetër tonin të përbashkët dhe atij unë i kisha thënë që i kishte shkruar Katerinës. Vjen ai te shtëpia e nënës së Katerinës dhe aty i dola unë. Hajde më puth pak i thash. U këput fare i gjori. I thash o vëlla i dashur, unë të jam hapur të kam treguar gjithçka, por tashmë ke një kryq nga mua. Që atëherë nuk më përballi fare jeta me atë.

Por Lupçe tregon se ishte takuar sërish më vonë me ish-shokun e tij të ngushtë. “Para dy vitesh u mblodh e gjithë shoqëria dhe mes tyre ishte edhe ish-shoku i ngushtë. Ai erdhi më kërkoi falje. I thash që për hirë të kësaj tavoline, unë të fal, por ajo që ke bërë nuk të falet kurrë”, tregon Lupçe.