Lupçe i ka bërë një pyetje të drejtpërdrejtë Musës mbi lidhje e tij në shtëpi me Donën, duke i thënë nëse është i dashuruar me të dhe se si do të vazhdojë marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë së Big Brother. E pranishme në bisedë ishte edhe Dona.

Në fillim, Musa thotë se këtë përgjigje do t’ia jepte vetëm avokatit të tij, ndërsa më pas flet më shumë.

“Këtu në shtëpi gjithçka që ne bëjmë duket më e madhe dhe ndjenjat që kam unë për Donën i bie që të jetë më të mëdha këtu, por unë e di që ka një jetë jashtë. Unë nuk jam lidhur asnjëherë. Nuk jam tip që kam kaluar kaq shumë kohë me një vajzë dhe i bie që të mos ndjeja ndonjë gjë nuk do të rrija me të. Ne flasin çdo ditë për jashtë”, shprehet Musa.