Lupçe i thotë Musës se ka gabuar me sjelljen karshi çiftit Danjel dhe Fotini. Vetë Musa e pranon këtë.

“Kjo është e vërtetë! Fajin e kam unë që i vura në qendër të vëmendjes”, thotë ai.

“Prandaj po të them unë. Ishte provokim në kurrizin tënd. Nuk të them unë që ke bërë gabim. Ti e di si janë ata. Hajd të ishte ndonjë që nuk e di, por ti e di”, shton Lupçe.

Lupçe ndan të njëjtin mendim me Musën se çifti Danjel-Fotini i vendosin në siklet banorët e tjerë me puthjet e tyre.

“Unë personalisht ndjehem i ofenduar nëse unë flas me ty dhe ti puthesh këtu me Donën”, i thotë ai.