Damiano, Danjeli dhe Lupçe menjëherë sapo zgjohen dalin në oborr dhe nisin të dikutojnë mbi festën e natës së kaluar.

“Jemi kënaqur pa masë”, thotë Lupçe. Ndërsa Danjeli futet brenda, Damiano dhe Lupçe flasin për Musën.

Lupçe i tregon Damianos për një bisedë që pati mbrëmjen e kaluar me Musën. “E pyeta Musën, se pse Damiano nuk më provokon mua. Damiano ty nuk të provokon, më tha, se të shesh si konkurrent të dobët. Shumë mirë, i thash unë, por nëse ai do të përballej me ty mund edhe të dalë dhe i bie që konkurrentin e dobët e ka lënë në lojë dhe ka ikur vetë nga loja”, i thotë Lupçe Damianos.