Elsamedi dhe Ambra i flasin Lupçes për problemet e tyre, por atij nga “njëri vesh i hynë këto fjalë dhe nga tjetri i dalin”.

Ai i flet për veten e tij atyre edhe pse nuk duken shumë të interesuar. Ai thotë se të gjithë do të ndryshojnë mendim, kur ai të ngrijë trofeun në fund.

“Lupçja thonë është servil kur të argumenton, po Lupçja të blen me 2 fjalë. Të gjithë kështu mendojnë se Lupçe është servil, por le të mendojnë kështu deri në fund kur unë të ngre trofeun”, thotë Lupçe për veten e tij.