Lupçe mundohet që të këshillojë Danjelin në sjelljen brenda shtëpisë. Atij nuk i pëlqen që ndonjëherë Danjeli mbështet disa banorë, që sipas Lupçes, nuk e meritojnë.

“Ti mbështet ca persona që nuk duhet t’i mbështesësh”, i thotë Lupçe.

Danjeli kërkon të dijë se për kë e ka fjalën dhe e pyet. “Fiorentinën”, i përgjigjet Lupçe.

Danjeli thotë se Fiorentinën thjesht ka biseduar dhe përshëndetur gjatë kohës që ishte lider, se ja kërkonte “detyra”.

“Kur je lider të gjithë do t’i përshëndesësh”, i thotë ai.

Më pas, Lupçe thotë se ka vënë re një sjellje “armiqësore” të Benardit karshi Danjelit. “Çfarë ka me ty ai?”, pyet Lupçja.

“Asgjë nuk ka. S’e di, po pati gjë le të vijë dhe të m’i thotë në sy”, përgjigjet Danjeli.

Në fund, Lupçe i jep kurajo.

“Qetësohu se je shumë mirë, je më i miri dhe të do e gjithë Shqipërisë. E rëndësishme ësthë që do të jemi edhe dy javë bashkë këtu. Mos e vrit trurin”, ja kthen Lupçe.