Lupçe-Katerinës: Je më e zgjuar se unë, reago!

Lupçe po e ndjenë se situata po nxehet dalë-ngadalë në shtëpinë e çifteve, pas edhe përplasjeve të fundit që ai ka pasur për Kein dhe kështu kërkon të “mobilizojë” Katerinën.

“Unë të njoh ty. Ti di shumë, logjikon më shumë se mua. Edhe ti e njeh veten që di shumë, përse nuk i nxjerr, shfaqe bagazhin tënde”, i thotë Lupçe Katerinës.

Ai vazhdon duke i folur dhe i thotë se e njeh mirë dhe se ajo është një tip shumë pozitiv dhe jep dashuri.

“Atë mirësinë tënde dhe idetë që ke nxirri. Sot ti ke bërë më të mirën tënde, nesër do thuash do bëj më të mirë dhe unë do bëj më të mirën time”, i thotë Lupçe.