Lupçe-Katerinës: Duhet të debatosh

Loja në çift është shumë e rëndësishme në këtë edicion të Big Brother, nëse njëri nga partnerët nuk është aktivë mund të penalizojë tjetrin.

Këtë situatë Lupçe e ka kuptuar mjaft mirë dhe i ka kërkuar Katerinës që të jetë më aktive dhe të përfshihet më tepër në debate.

Gjithashtu ai e ka këshilluar atë që të mos mërzitet nga debatet që bëhen.

“Në çfarëdolloj debati që të kesh dua që të përballesh që të të njohin. Se më duket sikur mbyllesh në vetvete. Ne nuk do zihemi thjesht do debatojmë”, i tha Lupçe.