Me Marjusin Katerina është acaruar si asnjëherë më parë në dy muaj izolim brenda shtëpisë së Big Brotherit dhe këtë e kuptoi Lupçe që u mundua ta qetësojë.

Ai e merr prej krah në kulmin e debatit dhe i jep disa këshilla.

“Ti del nga vetja. Pse i the ta shqyej gojën? Po të acaron Marjo. S’ke pse acarohesh më dëgjo mua, je e acaruar me të”, i thotë Lupçe, duke i kërkuar që të qetësohet.

“S’mund të më thuash qetësohu në këtë rast. Nuk dua! Ka mundësi të më lësh rehat. Të më acarojë ai mua? Kush është ai?!”, përgjigjet Katerina.

Në ndihmë të Lupçes vjen edhe Fiorentina, e cila gjithashtu e këshillon që të qetësohet dhe të mos acarohet kot me Marjusin sepse në fund del ajo vetë keq, ndërsa Lupçe i thotë partneres së tij se do të kërkojnë bashkarisht falje për fjalën “ta shqyej gojën” që i tha Marjusit.