Miqësia Lupçe-Danjel duket vite dritë larg dhe përplasjet mes tyre janë gjithnjë e më të forta duke e shtuar gjithnjë e më tepër armiqësinë ndaj tyre.

“Mos ki besim te njeri. Se ato që kë thënë janë komplet false. Nga ato qe kë thënë, nuk ke mbajtur asgjë”, i thotë Lupçe, Danjelit që po bën stërvitje. Më tej ai shton “Ja të puth një çikë Katerinën” dhe futet brenda.

“Ja çfarë është një puthje 9 vjeçare dhe çfarë dallimi ka nga ajo 2 mujore” thotë Lupçe, duke ironizuar lidhjen e Danjelit me Fotininë.

Në krah të Lupçes në këtë debat ka dalë edhe Elsamedi që shprehet se “për lojë këtu çfarë s’bëjnë. Është kulmi i injorancës”.