Lupçe dhe Katerina ishin një nga çiftet e Big Brother që me humorin e dashurinë e tyre bënë për vete publikun duke shkuar kështu deri në finale. Para pak kohësh Lupçe u përfol për një tradhti ndaj Katerinës kur ju zbuluan mesazhet me një vajzë e duket se Katerina nuk e ka problem këtë fakt pasi në sy të saj Lupçe tregon se do të donte të kishte edhe një femër tjetër.

I pyetur nga gazetari i Thumb nëse flirton në plazh, Lupçe u shpreh se “sytë për të parë janë” ndërsa Katerina tha se rëndësi për të ka që ata janë prej 9 vitesh bashkë.

“Ajo që është e bukur duhet pa”, tha Lupçe dhe më pas pohoi se do donte një femër tjetër përveç Katerinës. “Përballoj 4, jo 2”, u shpreh ish-banori e më pas qeshi duke thënë se po bënte shaka.