Me Fiorentinën Lupçe mund të diskutojë më lirshëm tashmë që të dy janë në nominim për banorët e tjerë dhe shënjestra e tij është Fotini.

Ai i thotë Fiorentinës se Fotini ka shkelur parimet e këshillat që vetë ka këmbëngulur që Lupçe t’i zbatonte; ndërhyrjen në debatin mes dy personave të tjerë.

“Fotinia ka ardhur dhe ka ndërhyrë në debatin tuaj (Fiorentinës dhe Elsamedit). Më ka thënë vetë gjithmonë që kur dy vetë debatojnë mos u fut s ii tretë se del i hunbur. Ajo vetë e shkeli këshillën që më ka dhënë mua. Kjo është dyfytyrësi”, i thotë ai.

Për këto akuza të Lupçes, duket se ka ndërhyrë edhe Danjeli. Lupçe i rrëfen Fiorentinës se Danjeli e kishte marrë veçmas për t’i thënë se po e nxirrte keq Fotininë me këtë diskutim.

“Erdhi Danjeli dhe më tha që ke nxjerrë keq Fotininë dhe më pyeti se përse po e bën, ne s’të kemi nxjerrë asnjëherë keq ty. I thashë që unë jam me të drejtën dhe kur më jep këshilla që s’i përdor vetë, atëherë unë t’i kujtoj ato”, thotë Lupçe.