Lupçe flet për një tjetër tradhti: Katerina e di…, apo nuk e di?!

Lupçe-Danjel-Fotini-Adem kanë qëndruar deri vonë duke treguar histori nga jeta e tyre. E më i zellshmi për të treguar ngjarje nga jeta personale është Lupçe, i cili padashje nxjerr një detaj, të cilin mesa duket e ka mbajtur të fshehtë për shumë vite edhe nga Katerina.

Katerina është në dijeni të një femre tjetër që dikur ka hyrë në mes të saj e Lupçes. Çifti duket se e ka lënë pas këtë histori, por mesa duket ndër vite Lupçe ka bërë edhe një tjetër tradhti, për të cilën Katerina duket se nuk është në dijeni.

“Kur kam qenë 15 vjeç, isha ndarë me Katerinën, kam qenë me njërën për 3 muaj dhe pastaj i thashë ik zhduku…”, por pa treguar ende historinë e kësaj lidhjeje, atij i lind një dyshim tepër i rëndësishëm, nëse ia ka thënë apo jo këtë histori Katerinës.

“Këtë histori ia kam thënë edhe Katerinës… Apo nuk ia kam thënë…”, shprehet Lupçe pasi kuptoi se ka folur më shumë nga sa duhet duke kërkuar edhe që të mos e nxjerrin këtë detaj.