Më herët, Fiorentina fshehu kafen, me pretendimin se disa në shtëpi konsumonin tej mase gjatë ditës dhe ishte e frikësuar mos përfundonte.

Dhe për Lupçen, Fiorentina po luan pisët. “Të pish 17 kafe në ditë edhe tjetri të mos pijë asgjë nuk është mirë, por edhe veprimi Fiorentinës janë të pajustifikuara”, tha Lupçe.

Më pas është Katerina ajo që e kritikon Lupçen. “Pavarësisht atyre që sapo the, ti do të shkosh t’i flasësh ditën tjetër sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, i thotë ajo.

Ndërsa për Danjelin varet nga debati që ka ndodhur dhe nëse ke apo jo faj në të. Danjeli thotë se të gjithë janë distancuar nga Fiorentina, madje dy ikën edhe nga shtëpia.