Lupçe dhe Katerina ishin një nga çiftet finaliste të edicionit të 9 të Big Brother, por ata nuk arritën ta fitonin çmimin e madh. Megjithatë në një intervistë për gazetën Paloma, çifti shprehet se nuk janë të zhgënjyer që nuk fituan pasi për ta vajtja deri në finale ishte arritje.

“Arritja deri në finale ishte fitore e madhe. Banorët e fshatit ishin krenarë dhe është një ngjarje historike për zonën tonë arritja ime deri në finalen e Big Brother”, është shprehur Lupçe.

Me famën që fituan në Big Brother çifti janë të hapur edhe për oferta pune. “Jemi në pritje të çdo oferte pune. Gjithashtu do të mundohemi të mbarojmë shkollën që dhe pak na ka mbetur”, janë shprehur ata.