Lupçe ka nxjerrë përfundime të reja nga debati i Danjelit me Olsin një natë më parë dhe tani ai thotë se Danjeli po kërkon të rregullojë marrëdhëniet e tij me Musën.

Ai flet me Fiorentinën dhe i thotë se Danjeli po synon ta bëjë vëlla Musën. “Danjeli tani po bën vëlla Musën, pasi ai nuk ka me kë të rrijë”, thotë Lupçe.

“Le ta bëjë, e di se sa më kërcet mua. Unë jam rregull me atë që kam në krahë. Nuk më intereson më shumë, kaq për mua mjafton”, thotë Fiorentina.