Pavarësisht se Olsi i kërkoi të mos bënin më thashetheme në lidhje me Danjelin, Fiorentina dhe Lupçe kanë vazhduar ende duke diskutuar për të.

“Ai mendon se ishte fitues, por tani situata ka ndryshuar për të në shtëpi. Tani i ka rënë presioni në kokë”, thotë Lupçe.

Ndërsa Fiorentina i rikthehet sqarimit të një nate më parë që pati me Danjelin. “Më beso për këtë bukë, atij dje ju tha goja dhe gati sa nuk qante nga nervat”, thotë Fiorentina.