Në momentin që Musa dhe Lupçe diskutojnë vetëm larg banorëve të tjerë, në qendër të bisedës së tyre është çifti imun.

Lupçe thotë se ka vënë re që prej të shtunës Danjeli dhe Fotinia kanë shtuar “puthjet dhe ledhatimet” dhe u janë shmangur banorëve të tjerë.

“Ata do të lëpihen edhe në tavolinën e bukës. Po çdo gjë e ka një kufi, ka hapësirën e vet, debati puthja, shakaja, çdo gjë. Këta janë në çdo moment duke u puthur”, thotë Lupçe.

Musa thotë se Danjeli dhe Fotinia vetëm “atë kanë dhe vetëm atë japin” brenda shtëpisë.

“Por pëlqehet jashtë. E pe të shtunën, përderisa doli çifti imun”, thotë ai, ndërsa Musa e fton që të jetë i qetë dhe të bëjë lojën e vet.