Lidhja e dashurisë mes Danjelit dhe Fotinisë është tepër e përfolur dhe e kundërshtuar nga banorët e tjerë të shtëpisë, të cilët jo pak herë i kanë cilësuar si një çift të shtirurish.

Në këtë linjë është edhe Lupçe, i cili disa javë më parë kishte një marrëdhënie jashtëzakonisht të mirë me ta dhe jo pak herë shprehej se për ta vinte dorën në zjarr.

Por qëndrimi 24 orë brenda në shtëpi, o i forcon, o i largon lidhjet. E në rastin e marrëdhënies së Lupçes me Danjel-Fotini ka ndodhur kjo e dyta.

E sipas tij, Danjel dhe Fotinia shtiren me lidhjen e tyre, këtë e thotë edhe teksa është duke biseduar me Katerinën edhe Fiorentinën.

“Me tre muaj nuk bie në dashuri”, thekson ai ndër kritikat e tjera që lëshon ndaj çiftit Danjel-Fotini.