Lupçe kishte një marrëdhënie mjaft të mirë në javët e para të Big Brother me Danjelin me Fotininë, por që prej të shtunës së kaluar gjërat kanë ndryshuar për të. Ai e pati quajtur edhe vëlla Danjelin, por tashmë ndjehet i tradhtuar.

Gjërat po i shkojnë mirë aktualisht me Damianon dhe flet shpesh me të. Këtë gjë bëri edhe sot. Teksa ishin ulur të dy në oborr. Lupçe flet për Danjelin dhe për Fotininë, duke thënë se tashmë atyre budallai po i del i zgjuar.

“Do t’ia them të gjitha nëse do të jem këtu. Do të jetë një gjë shumë e bukur, po e pres me dëshirë. Prandaj ka stres ai se e kuptoi edhe vetë që gaboi, ma thua mua në tavolinë, kur i kërkova falje Fotinisë. Egoizmi të bëri ashtu, i thash, se kur të flisja unë si njeri, ti kapje gjëra të tjera. Por tani, budallai po i del i zgjuar në këto momente”, thotë Lupçe për Danjelin.