Liridoni: Xheni, pamje engjëllore

Tek djemtë dita nuk kishte si të niste ndryshe përveçse diskutimeve në lidhje me vajzat.

Ervini dhe Liridoni u vendosën në këndin e cigares dhe nisën të flasin për festën e një nate më parë, kur ata u bashkuan me vajzat.

Ndonjë gjë të bukur nga festa e mbrëmshme, e pyet Ervini, Liridonin. Ai i përgjigjet se kërkonte t’i njihte të gjitha nga pak, por Xheni ishte ajo që i pëlqeu.

“Me atë bie në dashuri kur të duash. Ka tipin ajo. stilin e fytyrës,mashtrim që nuk mund t’i rezistosh dot”, thotë Ervini. Ndërsa për Liridonin, Xheni ka një pamje engjëllore.