Liridoni: Nga vajzat ka spiune. Reagon Danjeli

Ishte duke komunikuar me letra me Fotininë nga përtej xhamit, por Danjeli dëgjon Liridonin të thotë se nga vajzat ka spiune.

Danjeli i kërkon t’i thotë se kush janë spiunet, por ai i kthehet se nuk ishte duke folur me të, por Danjeli insiston dhe kërkon të gjejë spiunen. “Ta dimë edhe ne, t’i ruhemi. Mos është ndonjë nga dy kosovaret”, thotë Danjeli.

Liridoni i thotë ta zbulojë vetë. Danjeli i kërkon të mos flasë kot. “Je 32 vjeç. Pse flet kot. Kujdes me fjalët, se nuk është asnjëri idiot këtu”, i thotë Danjëli.

“Kur të flas me ty, atëherë mund të më kërkosh shpjegime. Jo tani”, i kthehet Liridoni.