Liridoni ishte një prej 3 banorëve të eliminuar, së bashku me Kleodianën dhe Egnajtin. Ai u shpreh se ndoshta ishte mosha ajo që mund ta ketë penalizuar që nuk arriti dot të krijonte një lidhje në shtëpi.

“Nuk jam përshtatur me askënd brenda në shtëpi, ndoshta ngaqë unë kisha një moshë më të madhe nga ata”, tha Liridoni.

Arbana e pyeti atë nëse do të duhet të zgjidhte për të vazhduar lojën mes Kleodianës dhe Egnajtit, Liridoni i shpreh se me Egnajtin do të ishte kuptuar më mirë.