Liridoni mesazh Armelës, ajo: Ik te Kleodiana!

Liridoni vazhdon përpjekjet për të bërë për vete Armelën, e cila vazhdon të bëjë lojën “tërhiq e mos e këput” me të.

Ai i shkruan një letër përtej xhamit dhe Armela përfiton t’u “mburret” vajzave të tjera në shtëpi.

“Do të vish me mua?”, ishte mesazhi i shkruar në italisht nga Liridoni.

“Aaa s’ka tani! Mbaj atë që deshe, mbaj atë që kishe!”, përgjigjet me zë të lartë Armela pasi lexon mesazhin e Liridonit.

Ajo sigurohet që komenti i bërë prej saj të dëgjohet nga Kleodiana, e cila ka shfaqur një afrimitet me Liridonin.