Musa dhe Lupçe kapin Danjelin veçmas dhe kërkojnë të dijnë prej tij se çfarë u ka thënë vajzave në lidhje me festën e beqarisë.

“Ti u the vajzave që kanë qenë dy goca atje”, pyesin njëkohësisht ata Danjelin.

“Nëse ka patur vajza ate, më tha Kati që do të hedhë poshtë 9 vite lidhje”, shton Lupçe.

Danjeli thotë se nuk ka dashur t’u tregojë asgjë, por pa reagimin e tyre dhe më pas u tha vetëm që ishte një festë beqarie. Ai u thotë dy djemve se nuk u ka treguar në detaje asgjë se çfarë ka ndodhur atje.

“Iu thashë vetëm që ishte festë beqarie. U thashë që ishte faji im, po nuk kam treguar asnjëlloj detaji. As për rripin e Lupçes, asgjë”, u thotë ai.

Musa më pas e pyet nëse i ka thënë gjë Donës.

“Nuk u kam treguar asgjë. As Fotinisë nuk i kam thënë gjë për këtë”, thotë Danjeli.

Por Lupçe thotë se ishte i pranishëm kur Dona i tha Musës që Danjeli i kishte treguar se ishin dy vajza në festën e djemve, ndërsa vetë shton se i rrezikohet lidhja.

“Mua më rrezikohet lidhja për këtë. Unë nuk mund t’i them gjë Katit, ama kur të dalë klipi të shtunën…”, thotë ai.