Pozicioni i liderit e ka vendosur në pozitë mjaft të vështirë Benardin, pasi para se të ndajë punët për banorët e tjerë, ai duhet të ketë më parë edhe mirëkuptimin nga Xheni, por këtë e ka të vështirë ta arrijë.

Serioziteti me të cilin e mori ndarjen e punëve të shtëpisë e vuri Benardin në një pozitë të vështirë, ku u stresua shumë duke e pasur të vështirë me banorët e tjerë të përcaktonte punët dhe i la ato për mëngjesin e ditës së nesërme.

Kjo gjeti edhe mirëkuptimin e të gjithë banorëve të tjerë, të cilët e mbështetën dhe e inkurajuan ta merrte më lehtë këtë gjë.

Pasi të gjithë arritën gjuhën e përbashkët që punët të ndahen ditën e nesërme, banorët shkuan dhe e përqafuan Benardin.