Ervini dhe Sidrita janë çifti që lanë shtëpinë e Big Brotherit pas votës së publikut.

Në nominim ishin edhe çiftet Benard-Xheni, Damiano-Armela dhe Olsi-Fiorentina.

Analistët e kësaj jave të Big Brother, Big Basta dhe Vesa Luma dhanë komentet e tyre.

“Nuk ishte faji i Ervinit. Ervini vetë ishte një lojtar shumë i fortë dhe do të ecte nëse do të ishte vetëm, por Sidrita…”, tha Big Basta.

“Ervini më dukej shpesh shumë i nxituar dhe nevrik”, tha Vesa Luma.

Çifti i opinionistëve dhanë edhe preferencat e tyre. Big Basta në shtëpinë e Big Brother pëlqente çiftin Armela-Damiano, ndërsa Vesa Luma tha se u dukeshin interesantë Musa dhe Dona.