Damiano është i mërzitur nga loja e banorëve të tjerë dhe nga një thashethem që po qarkullon brenda shtëpisë së beqarëve.

“Dikush i paska thënë dikujt që unë Damianon po e përdor për lojë dhe po e ruaj për më vonë”, shprehet Damiano i mërzitur teka shton se këto tip thashethemesh ai i ka inat.

Këto komente Damiano i bëri ndërsa ishte në verandë me Liridonin, Kleodianën dhe Donën, e kësaj të fundit i thotë se edhe me të është i mërzitur, por do e sqarojë më vonë.

Akuzat për thashetheme ai i ka për Kleodinën e pas disa kunjash të hedhura në “ajër”, ai del haptazi dhe ua bën të ditur edhe “burimin” e tij të informacionit.

Më pas ai shkon edhe pyet Armelën, nëse ajo i ka thënë Kleodianës se po përdor Damianon për lojë. “Pse përdoresh ti”, ka qenë përgjigjja e Armelës, “duke shtuar se Kleodianës i kishet thënë vetëm se “Damiano më duhet për lojë”.

E prekur nga fjalët provokuese të Damianos, Kleodiana i thotë se “Nëse nuk të pëlqejnë ato që të thashë, mund të mos i fusësh fare në vesh. Por nëse të djeg….”.