Damiano dhe Liridoni ndodhen në këndin e cigares, ku i pari e këshillon të dytin që të përfshihet në lojës.

Sipas Damianos, që Donjetës i pati thënë dikur se Liridoni nuk ja del për në finale, ai duhet që të jetë më aktiv, të zgjedhë një vajzë dhe të bëjë lojë.

Si shembull ai i propozon Liridonit Armelën, por Liridoni thotë se ajo i ka sytë tek Egnajti.

“Ai i ka hedhur grepat tek Armela, jo Armela tek ai”, i thotë Damiano.

“Jo, jo, Armela ja ka hedhur grepat atij”, i përgjigjet Liridoni.

“Ai i ka hedhur grepat, por jo për Armelën. Nuk i ka hedhur ai grepat për Armelën, po i ka hedhur ajo. E ke kapur situatën apo jo? Kjo ja ka hedhur atij se ai nuk hedh gjë”, i thotë Damiano.

Liridoni i kujton se po i thotë të njëjtën gjë që i tha ai vetë në nisje të bisedës për këtë temë dhe Damiano pasi e kuptoi që po ndanin të njëjtin mendim, por me fjalë të ndryshme, i tha se “po e korrigjonte”.